Partia Demokratike ka paralajmëruar protest ditën e sotme para godinës së Kuvendit. Gazetarja e News24 Xhensila Kodra tha për News24 se në gatishmëri janë vendosur 1500 efektivë policie.

Protesta do të mbahet njëkohësisht me seancën plenare kur pritet të votohet kërkesa e SPAK për heqjen e  imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb