Policia ka arritur të identifikojë autorin e vendosjes së lëndës shpërthyese në garazhin e Ervis Kosovës, falë pamjeve të kamerave të sigurisë të zonës. Grupi hetimor ka ndjekur të gjithë lëvizjen e autorit pas kryerjes së krimit, duke arritur të rindërtojë itinerarin e tij.

Pasi ka vendosur tritolin, autori është përpjekur të humbasë gjurmët duke u futur në pyllin pranë Liqenit të Thatë, ku ka qëndruar për rreth 30 minuta.

Më pas, ka dalë në një rrugicë tjetër dhe është larguar nga vendngjarja. Lëvizjet e mëtejshme të tij janë gjurmuar sërish përmes kamerave të sigurisë, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit të përdorur.

Pas verifikimeve, policia ka zbuluar se automjeti ishte marrë me qira në zonën e Fushë-Krujës, gjë që ka çuar në identifikimin e autorit. Hetimet kanë treguar gjithashtu se i dyshuari është larguar nga territori i Shqipërisë në ditën e ngjarjes.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: