KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të vazhdoj sulmet me vezë ndaj zyrtarëve qeveritarë. VV deklaron se s’do të ketë rehati private e politike për siç ata që po e shkatërrojnë Kosovën.

“Ata po bëjnë marrëveshje që e ndajnë Kosovën, ne kemi me ua prish rehatinë e jetës private dhe politike”, tha Frashër Krasniqi, zëdhënës në VV.

Në një bisedë për emisionin “Rrokum Rroll” në televizionin Rrokum Frashër Krasniqi, zëdhënës në VV tha se sulmet do të vazhdojnë. Ditën e sotme me vezë është sulmuar zëvendësministri i jashtëm e Kosovës, Petrit Selimi dhe ministri dhe zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: