Zyrtarët amerikanë kanë diskutuar sekuestrimin e cisternave që transportonin  naftë iraniane si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj Teheranit, por kanë frikë nga hakmarrja dhe ndikimi që një veprim i tillë do të kishte në tregjet globale të naftës, raportoi Wall Street Journal .

Më parë, televizioni izraelit Channel 12 raportoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po shqyrtonte dërgimin e një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit vazhdojnë për shkak të programit bërthamor të Iranit dhe shtypjes së protestave antiqeveritare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb