Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i  është rikthyer ekranit të madh. Ajo do të jetë prezantuesja e emisionit të njohur të gatimit MasterChef në Argjentinë. Lajmin e konfirmoi vetë “showgirl” e njohur, që ka publikuar edhe disa foto nga studioja e gatimit.

“Jam shumë e lumtur që do të drejtoj një program kaq të bukur dhe argëtues”, u shpreh Wanda Nara. MasterChef është formati televiziv me guzhinierë kryesisht amatorë, ndërkohë që emisioni do të transmetohet në Telefe. Juria e këtij emisioni do të jetë nga tri guzhinierë të njohur në Argjentinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Edhe pse emri i Wanda Nara po mendohej prej disa javësh, ishte gazetarja Marcela Tauro ajo që konfirmoi e para këtë risi në drejtim. Wanda ishte gati të merrte pjesë në sezonin e dytë të këtij reality show, por ajo kishte kërkuar një kurs të mëparshëm gatimi nga një profesionist i suksesshëm gastronomie.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb