Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë në krizë? Në gazetat angjentinase nuk flitet për tjetër gjë, pas twitterit të shkruar nga bashkëshortja e futbollistit internist që ka kërkuar në rrjetet sociale: ‘You love me?”.
Mesazhi ka mbetur pa përgjigje për orë e orë të tëra, aq sa Wanda më pas ka zgjedhur ta heqë. Për të bërë të heshtin zërat që qarkullojnë për shtëpinë Icardi, ajo poston një video të nxehtë ku shfaqet topless, por kapiteni zikaltër hesht sërish…
Një moment i keq për Mauron në karrierë, që mbetet në stol për 90 minuta duke ndjekur Argjentinën teksa luan kualifikimet e botërorit kundër Perusë.
Ndeshja përfundoi 0 me 0 dhe futbollisti nuk pati asnjë mundësi të zbresë në fushën e lojës. Në tribunë është dhe Wanda me motrën Zaira, e cila bën tifo për Kombëtaren.
Gazetarët argjentinas i kërkojnë gjithmonë Wandas komente për marrëdhënien e saj me futbollistin, por ajo gjithmonë i anashkalon, duke bërë të tjerët të flasin për foton hot që ajo publikuar, duke e çuar vëmendjen diku tjetër si në këtë rast.
(da.xha/BalkanWeb)
