Marrëdhënia e tyre nisi nga një tradhti e modeles argjentinase ndaj ish-burrit të saj, Maxi Lopez. Futbollisti i shumë skuadrave në Itali u tradhtua nga nëna e tre fëmijëve të tij si dhe shoku për të cilin ishte kujdesur deri në ato momente, Mauro Icardi, tashmë bashkëshorti i Wanda Nara-s.

Vitet kalojnë dhe Wanda Nara përflitet për një tjetër skandal. Këtë herë me shokun e skuadrës të Icardit, Marcelo Brozoviç.

Ëanda i mohoi kategorikisht këto lajme, madje kërcënoi se do ta denoncojë ata që e ka shkruar këtë lajm.

Mesfushori Brozoviç, i cili është akuzuar nga “Corriere della Sera” për një lidhje jashtë martesore me gruan e Icardi-t, aktualisht është i martuar me Silvija Lihtar, me të cilin ka një vajzë me emrin Aurora.

Nga portalet e ndryshme italiane bëhet e ditur se ekziston një provë audio, e cila fakton tradhtinë e Wanda Naras dhe Brozoviç-it, e cila po qarkullon ne rrjetin social WhatsApp.

Por Wanda Nara dhe Icardi kanë kërcënuar me gjyq.

Wanda ka përdorur llogarinë e saj zyrtare ‘Twitter’ për të mohuar çdo tradhti të pretenduar dhe për të të bërë të qartë synimin për të mbrojtur nderin e saj dhe të Mauro Icardi-t.

Çifti tashmë kanë ngritur një padi përmes avokatit Giuseppe Di Carlo për krimin e shpifjes në artikujt e shtypit, botuar në revistën “Cronaca Vera” dhe portalet e lajmeve “Liberoquotidiano.it” dhe “Newnotizie.it”.

“Ata kanë paraqitur ankesa të ngjashme për përgjegjësinë penale të atyre, që kanë prodhuar dhe shpërndarë audio ‘WhatsApp’ (nëse ekziston) dhe përgjegjësia penale të drejtorëve të gazetave. Ata e botuan lajmin e rremë pa u kujdesur për ta verifikuar vërtetësinë dhe rëndësinë e tij “, shkruhet në këtë njoftim të tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb