Më shumë se 850 raketa Tomahawk janë qëlluar nga SHBA-të në luftën e Iranit deri më tani, raportoi Washington Post.

Shkalla me të cilën ushtria po i përdor raketat ka alarmuar disa zyrtarë të Pentagonit, duke çuar në diskutime të brendshme se si të vihen në dispozicion më shumë raketa, sipas raportit, i cili citon njerëz të njohur me çështjen.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ushtria amerikane kishte rezerva armësh “më se të mjaftueshme” për të arritur qëllimet e saj ushtarake në Iran “dhe më gjerë”.

“Megjithatë, Presidenti Trump ka qenë gjithmonë i përqendruar intensivisht në (forcimin) e forcave tona të armatosura dhe ai do të vazhdojë t’u bëjë thirrje kontraktorëve të mbrojtjes që të ndërtojnë më shpejt armë të prodhuara në Amerikë, të cilat janë më të mirat në botë”, tha Leavitt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb