Bayern “zgjohet” në Champions, vërtetoi edhe një herë se në këtë turne janë një tjetër nivel. Barazimi 2-2 në Londër nuk është një rezultat për t’u hedhur poshtë, përkundrazi, është një hap i rëndësishëm përpara pasi tani e kanë në dorë kualifikimin përballë publikut të tyre:

“Jam i kënaqur me rezultatin, por mund dhe të kishim fituar, kishim një mundësi të shkëlqyer me Coman në fund. Ishte e vështirë, Arsenal është një ekip i jashtëzakonshëm, por jam i kënaqur me atë që bëmë këtu. Ne morëm një barazim që na jep një bonus më shumë, por përballë publikut tonë duhet i njëjti pasion dhe përkushtim që treguam këtu”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes.

I kënaqur me lojën dhe rezultatin u shfaq edhe Harry Kane: “Ishte një lojë intensive kundër kryesueseve të Premier League. Është një rezultat i mirë, ne kemi bërë një hap të vogël përpara, por besoj se në shtëpinë tonë do të sigurojmë kualifikimin. Ëndrra Wembley është aty, është ende e gjallë”, theksoi Harry Kane pas ndeshjes.

Nuk e priti mirë këtë barazim trajneri Arteta: “Në nivele të tilla duhet të jesh shumë i kujdesshëm, të mos i lejosh asgjë kundërshtarit, ne i  dhuruam dy gola atyre. Më pëlqen fakti që treguam një ekip të bashkuar, unë mendoj se ky ishte një hap i vogël përpara”, theksoi Arteta pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb