Me Harry Kane në versionin e tij më të mirë, Anglia tremb jo pak rivalët. Ekipi i Southgate vjen në kushte perfekte në këtë gjysmëfinale, i kolauduar si duhet dhe me një uri shumë të madhe për tu rikthyer sërish në tempullin e tyre mitik, “Wembley”, për të diskutuar finalen e madhe. “Tre luanët” shihen si favoritë absolut përballë Danimarkës, por është kapiteni që mban ekipin me këmbë në tokë duke larguar euforinë dhe duke mos menduar më gjatë se kjo sfidë jo pak delikate:

“Pikësëpari, Danimarka është një skuadër optimale. Jemi përballur dy herë në Nations League dhe nuk kemi fituar asnjë herë, kemi pësuar një humbje dhe një barazim. Ata po luajnë mirë tani pas një fillimi të vështirë, por ne jemi të përqendruar vetëm në veten tonë. Luajmë një gjysmëfinale në shtëpi dhe duhet të shohim anët e tjera pozitive. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të japim 100%. Të luajmë ashtu siç dimë mund të arrijmë në finale”, u shpreh Harry Kane në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)
