Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë nafte të lidhur me Iranin në Oqeanin Indian, raportoi Wall Street
Journal (WSJ), duke cituar tre zyrtarë amerikanë. Anija cisternë Skywave ka qenë nën sanksione të SHBA-së që nga marsi për rolin e saj të dyshuar në transportimin e naftës iraniane.
Sipas raportit të WSJ, anija Skywave mbante më shumë se një milion fuçi naftë që ishin ngarkuar në shkurt nga Ishulli Kharg i Iranit.
Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk është në gjendje të verifikojë informacionin e raportuar nga Wall Street Journal.
According to the Wall Street Journal, citing three U.S. officials, the U.S. seized an Iran-linked oil tanker in the Indian Ocean overnight. Per the report, the tanker in question, the Skywave, was targeted by U.S. sanctions subordinate to Economic Fury. The Majestic X and the… pic.twitter.com/wWrGngvTkQ
— OSINTdefender (@sentdefender) May 19, 2026
