Xabi Alonso është trajneri më i lakuar për momentin në Evropë, të gjithë e duan teknikun spanjoll. Prej kohësh, që nga momenti kur Liverpool dhe Bayern Munich, njoftuan se në fund të këtij sezoni do të ndryshojnë trajnerë, emri i Alonso-s është i lidhur ngushtë me këto dy klube, më saktë dy ish klubet e tij.

Xabi Alonso
Xabi Alonso

Nuk është një sekret që Bayern dhe Liverpool po përplasen në distancë për të joshur trajnerin e Bayer Leverkusen, por së fundmi, sipas mediave spanjolle, Alonso mund të jetë një opsion edhe për stolin e Real Madrid, pasi Carlo Ancelotti-t t’i ketë përfunduar kontrata:

Marca
Marca

“Xabi Alonso, trajneri në modë”, shkruam Marca në faqen e parë. Nëse të gjithë mediat e shohin Alonso-n larg Bayer Leverkusen, ish drejtori i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka një tjetër version:

Alonso
Alonso

“E shoh shumë të vështirë që Bayern Munich të marrë Alonso-n, për të mos thënë është e pamundur. Unë besoj se ai do të qëndrojë te Leverkusen”, u shpreh Hoeness.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb