Xavi Hernández i ka idetë e qarta, destinacioni i tij i radhës nuk do të jetë në Lindjen e Mesme. Ish-trajneri i  Barcelona-s i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij të refuzojnë çdo ofertë që vjen nga Arabia Saudite.

Qëllimi i tij është të drejtojë një skuadër, e cila konkuron në nivelin më të lartë në Evropë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Xavi Hernández dëshiron të marrë frenat e Manchester United dhe një firmë e mundshme  nuk është vetëm një thashethem, pasi “Djajtë e kuq” me Amorim në krye nuk kanë patur rezultate pozitive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb