Në shtëpinë e Barcelonës mbetet e hapur çështja “Xavi”. Nuk është ende e qartë nëse trajneri do të vijojë të jetë në stol edhe sezonin e ardhshëm, në një kohë kur palët janë të lëkundur në këtë vendim. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Xavi do të takohet me Deco-n, drejtorin sportiv të klubit, për të vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjnë në fund të këtij sezoni.

Laporta Xavi
Laporta Xavi

Në të njëjtën kohë, emri i teknikun spanjoll del në mënyrë të papritur në Milano. Stefano Piolo do të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni dhe Zlatan Ibrahimovic sheh te Xavi teknikun ideal për të hapur një cikël të ri. Sigurisht, Xavi është në morinë e emrave që lakohen këtë periudhë pasi i njëjti diskutim është edhe për Van Bommel, Thiago Motta dhe së fundmi Domeico Tedesco, trajneri aktual i përfaqësueses belge.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duke u rikthyer te Barcelona, mediat pranë klubit blaugrana, bëjnë me dije se pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ri, drejtuesit e klubit do të përpiqen gjatë verës të joshin Bernardo Silva-n, fantazistin e Man.City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: