TIRANË

Ministrja e jashtme Olta Xhacka ka përshëndetur përmes një postimi në rrjete sociale pritjen e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin ?? të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. ?????” shkruan Xhacka.

Në pritjen e kancelares në Rinas, ministrja Xhacka shoqerohej nga ambasadori i Shqiperise ne Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanise ne vendin tone, Peter Zingraf.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb