Deputeti i PD-së Besart Xhaferri nga Kuvendi kërkoi një minutë heshtje për ish-ligjvënësin Abdi Boleta, i cili ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Xhaferi theksoi se PS nuk ka respekt as për të ndjerët.
Xhaferri: Sot duhet të mbajmë një minutë heshtje, për Abdi Baleta, ish-deputet i PD. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Ju nuk keni respekt për të ndjerët. Edhe për zotin Hajdari ashtu bëtë. Rama i fton për të jetuar në Shqipëri, apo për t’i larguar. Nëse i fton për një shëndet më të mirë, mjekët po therin infermierët. Rama po e shet për procesverbale Shqipërinë.
Balla: Zoti kryetar i Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë ka standardizuar prej kohësh një moment të rëndësishëm, që mund të kërkohet nga kreu i grupit apo grup deputetësh, siç është minuta e heshtjes. Ne e kemi vënë rregull, që atë minutë heshtje ta bëjmë siç duhet. Duhet të depozitohet kërkesa me shkrim. Më pas përcaktohet ora e saktë e mbajtjes së minutës së heshtjes. Ajo që ndodhi sot, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij të cilit mbahet minuta e heshtjes. Se sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, e di familja dhe gjithë shqiptarët.
