José Noguera, agjenti i Xhakës, foli për Sky Sport teksa theksoi se mesfushori i Leverkusen ka gjetur marrëveshjen me Sunderland në Premier League, ndërsa topin tani e kanë klubet.
“Është ë vërtetë që ka një akord në parim mes klubit dhe lojtarit, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me Bayer Leverkusenin dhe ata që e drejtojnë kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm për situatën.
Ne kemi kërkuar leje që të flasim me Sunderland, Leverkuseni pranoi si shenjë respekti ndaj Granitit. Tani çdo gjë është në dorën e klubeve”, tha ai.
Kujtojmë që për Xhakën ka patur mjaft oferta, ndërkohë që mbetet për t’u parë e ardhmja e tij.
