Granit Xhaka do të jetë kapiten i Sunderland. Ka qenë vetë trajneri i skuadrës angleze, Regis Le Bris, që ka bërë të ditur lajmin, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha. Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij. Me shumë mundësi kapiteni ynë në sezonin e ri do të jetë pikërisht Xhaka”, tha trajneri. Xhaka u transferua te Sunderland nga skuadra e Leverkusen.
