Komplikohet në maksimum transferimi i Granit Xhakës te Milani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi kuqezi dhe Leverkusen nuk kanë gjetur dot një marrëveshje.
“Aspirinat” kërkojnë 15 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, ndërsa italianët nuk shkojnë më shumë se 10-12 milionë euro.
Për momentin tratativat kanë ngecur dhe nuk duket të ketë “tym të bardhë” në horizont. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Milan do ndalet, pasi do provojë deri në fund për të siguruar firmën e Xhakës.
