Së fundmi janë shtuar thashethemet sa i takon një transferimi të mundshëm të Granit Xhakës te Milan. Për këtë temë ka folur drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes.
“Ne mbetemi të përqendruar te faktet. Ndonjëherë kjo ndihmon në botën e sotme. Janë bërë shumë spekulime për një kalim të supozuar te Milani, por nuk ka pasur asnjë negociatë.
Pas ndeshjes së fundit të sezonit në Mainz i thashë Granitit se mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Kjo qasje e jona nuk ka ndryshuar”, ka thënë Rolefs për “Kölner Stadt-Anzeiger”.
