Aksi nacional Klos-Bulqizë është bllokuar përreth 1 orë. Shkak janë bërë disa xhama të thyer që kanë mbuluar rrugën. Një sasi e madhe xhamash janë parë në asfalt në vendin e quajtur Klos Katund.

Është dashur ndërhyrja e punëtorëve të firmës mirëmbajtjes së rrugës dhe policisë rrugore në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve.

Dyshohet që xhamat kanë rënë nga një kamion. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar automjetin nga i cili kanë përfunduar materialet e rrezikshme në rrugë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: