Çmimet e njohura si “Flutura e Artë” në Turqi, që organizohen çdo vit për yjet në botën e kinemasë, televizionit dhe muzikës, në edicionin e 49-të, kanë gëzuar me dhjetëra artistë.

Pinar Deniz, e cila mori një vlerësim të jashtëzakonshëm për personazhin e saj Xhejlin në serialin televiziv “Sekrete familjare”, transmetuar edhe në Tv Klan, fitoi çmimin “Aktorja më e mirë e vitit”.

Deniz, gjatë natës së çmimeve, tërhoqi vëmendjen edhe me stilin e saj, gjë që ra në sy edhe në rrjetet sociale me fotot e postuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në ceremoninë e 49-të “Golden Butterfly Awards” u dhanë çmime në shumë kategori, duke përfshirë aktoren, aktorin, regjisorin dhe serialin më të mirë televiziv. Para ndarjes së çmimeve, ka pasur një garë për elegancë mes personazheve të famshëm që u prezantuan në tapetin e kuq.

Duke tërhequr vëmendjen me fustanin që kishte veshur, Pinar Deniz ndau disa foto me miqtë e saj virtualë dhe mori pëlqime dhe komente të panumërta: ‘Dukesh shkëlqyeshëm’, ‘Perfekte’, ‘E mrekullueshme’, ‘Kjo bukuri është shumë’, ‘Gjithçka është e mahnitshme’ etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb