NGA ENIDA HIMAJ*
Vajza nga Pogradeci prej vitesh bën modelen, megjithatë famën më të madhe e mori pas pjesëmarrjes së “Big Brother”. Mesa duket famën ka ditur ta përdorë më së miri, pasi tashmë ka disa projekte në dorë. Me një numër të madh fansash, si dhe me një karrierë të mirëfilltë në modeling, Xhensila është gati ti hyjë seriozisht botës së spektaklit. Më e bekuar dhe e lumtur ndjehet në jetën private, teksa prej muajsh po shijon dashurinë. Edhe pse zgjedh ta mbajë sekret imazhin e të dashurit, Xhesi na vjen me disa foto erotike. Nuk ka qenë e lehtë për ta bindur partnerin e saj, por mesa duket edhe nga fotot, çifti ia ka dalë të vijë provokues.
Keni kohë që i mungoni ekranit, me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht po merrem me “Miss Universe”. Sapo kemi mbyllur një kontratë me një televizion ku do ta transmetojmë dhe unë do të jem si mentorja e modeleve që do të marrin pjesë. Nga ana tjetër dua të marr një patentë ekskluzive të një produksioni italian që dua ta sjell në Shqipëri. Gjithashtu po hap dy biznese familjare. Një që do të mbajë emrin tim dhe një që do të mbajë mbiemrin e familjes sonë. Tashmë do të jem edhe më pranë fansave të mi, duke qenë live në fanpage, pasi kam një numër fansash më shumë sesa moderatorët e emisioneve mund të kenë, tashmë do të më kenë edhe live në një tip emisioni në një fashë orari. Të mos harrojmë që kam dalë me 12 mijë fansa dhe sot kam 49 mijë fansa.
Mendoni se ju ka ndihmuar fama e Big Brother?
Patjetër që po, unë dita sesi të krijoja ndjekës dhe fansa në “Big Brother”. Megjithatë edhe pse Big-u ka kohë që ka përfunduar unë e kam ruajtur imazhin tim si një personazh i dashur dhe shumë i përshtatshëm për ekranin e madh.
I keni ndjekur deklaratat e personazheve VIP, teksa tregojnë se kanë marrë ftesë për seks nga deputetë apo biznesmenë?
Po i kam ndjekur. Të them të drejtën më ka lodhur gjithë kjo zhurmë mediatike, gjithë kjo vëmendje, mezi po pres të mbarojë që të flas unë. Tani kemi frikë të flasim dhe për të dashurin tonë real sepse mendojnë se po e bën për bujë. Ndaj këtë periudhë kam preferuar të flas vetëm për punën time. Publiku duhet të dijë se çfarë po bën Xhensila, më ka lodhur pjesa e jetës private.
Si po ecën lidhja me të dashurin tuaj misterioz?
Lidhja po ecët më së miri. Unë pas pak ditësh kam ditëlindjen dhe mund t’ju them vetëm se në Tiranë do të ketë një Vit të Ri të dytë. Do të shihni fishekzjarrë dhe një festë të vërtetë.
Përse e mbani sekret imazhin e të dashurit tuaj?
Pas daljes sime nga “Big Brother” pashë që interesi i mediave shkoi për jetën time private. Gazetat, revistat interesoheshin vetëm për lidhjen time. Tashmë mendoj se duhet ta mbaj të dashurin tim vetëm për vete, nuk dua ta ndaj me njeri. Plus që e kam shumë të mirë dhe kam frikë se ma marrin (qesh).
Si ndjehet ai kur e vendos Xhensila të bëjë poza seksi?
Në fillim ka qenë shumë e vështirë për të sjellja me kamerën. Duke qenë se nuk është pjesë e showbiz-it, nuk është model, edhe pse ka një super fizik, është totalisht fushë tjetër. Por në momentin që je me njeriun që do është e vështirë të sillesh me kamerën. Jo vetëm ai, por edhe unë që kam më shumë eksperiencë e kam pasur shumë të vështirë.
Si e bindët të pozonit në fotot hot me ju?
Në fillim ishte në dilemë, por pasi folëm me fotografin dhe kuptoi sesi ishte ideja, aty e bëra të ndjehet si Kristiano Ronaldo dhe u bind. Fola gjatë me të dhe më në fund pranoi të ishte pjesë e kësaj fushate.
(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)
