Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamëz, duke e cilësuar atë një “xhevahir arkitektonik”.

Ai u shpreh krenar për transformimin e sistemit arsimor dhe ndërtimin e shkollave moderne për gjeneratën e re. Shkolla është projektuar nga studioja vendase “CommonSense” dhe mban emrin e ish-kancelares gjermane në shenjë mirënjohjeje për ndihmën pas tërmetit.

Investimi është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e qeverisë dhe bashkëpunimin e Bashkisë Kamëz.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Krenar për shkollat e gjeneratës së re që kemi ndërtuar me ngulm në këto vite, duke u krijuar faktikisht nxënësve e mësuesve kushte të njëjta si në shkollat më të bukura të Europës👩🏼‍💻❤️🧑🏻‍💻

Kjo shkollë e projektuar nga “CommonSense” – një studio arkitektektësh lokalë të rinj e plot talent, të cilët janë rritur shumë falë edhe bashkëpunimit me arkitektët e shquar ndërkombëtarë – e që mban emrin e Angela Merkel në respekt të mbështetjes që kancelarja dha pas tërmetit, është një xhevahir arkitektonik në kurorën shembullore të dhjetra shkollave e kopshteve të rilindura në Kamëz nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun shembullor Rakip Suli

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: