Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, përmes një postimi në “Facebook”, tregon momentin kur ka takuar nënë Zenepen.

Xhixho shprehet se nënë Zenepja jetonte në një shtëpi të varfër, por të mbushur me shumë dashuri. Ajo shton se më 25 prill, me votën e shqiptarëve, jetësohet programi i LSI-së, për më shumë punësim e mirëqenie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i nënkryetares së LSI-së Erisa Xhixho:

Sa shumë mirësi kam marrë nga takimi me nënë Zenepen, e cila na priti në shtëpinë e saj aq modeste, por mbushur me dashuri.

Me gjithë varfërinë, kushtet e papërshtatshme të jetesës, problemet e shumta ekonomike, hallin e madh të legalizimit të banesës, ajo nuk e ka humbur shpresën dhe besimin se e nesërmja do jetë ndryshe, më e mirë. Ndryshim që do të vijë nga secili prej nesh, me vullnet dhe votë të lirë.

Entuziazmi i kësaj gruaje, mbushur plot thinja, për ndryshim dhe përmirësimin e jetesës është motivimi më i madh për ne.

Me votën tuaj, të jetësojmë programin e LSI-së, që garanton mundësi me te mira, rritje të ardhurash, drejtësi sociale për çdo familje shqiptare.

#ShqiperiaShtepiaJuaj?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb