Xhorxhina Roçi, vajza shumë e njohur në rrjetet sociale për ndikimin që ka me faqen “Jo vetë libra”, erdhi sot si rrallëherë në emisionin Vila24 me një rrëfim të thellë dhe prekës.
Mes lotësh, Xhorxhina ndau për herë të parë me publikun momentet e errëta që ka përjetuar gjatë adoleshencës — bullizimin në shkollë, përjashtimin nga miqtë dhe një tentativë për vetëvrasje që i ndryshoi jetën përgjithmonë.
“I jam larguar motrës nga dora, isha shumë e trishtuar dhe nuk doja që ajo të më shikonte. Shkova me vrap në shtëpi. Aty ishte vetëm babi. Kam hyrë në banjo, kam parë qiellin dhe yjet… ishte errësirë. Mbaj mend që kam thënë ‘lamtumirë’ dhe jam hedhur. Më pas kujtoj vetëm kur jam zgjuar në spital. Kam parë familjarët duke qarë. Ai moment ka qenë rilindja ime,” – u shpreh Xhorxhina me emocion të thellë.