Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg pak ditë më parë, pasi mundi në finale Ariane Toro Soler nga Spanja.

Rezultatet dhe paraqitjet e xhudistes shqiptare kanë bërë që ajo të jetë në krye të renditjes botërore në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në bazë të renditjes më të fundit të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria mban vendin e parë në botë me gjithsej 6,510 pikë.

Pas Krasniqit, vendin e dytë e mban gjermania Anna Monta Olek me 6,460 pikë, ndërsa e treta në renditje është kroatja Lara Cvjetko, e cila ka 6,250 pikë.

 

Dede
Dede

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb