Dalja vetëm e Flick në një konferencë për shtyp i habiti të gjithë. Trajneri gjerman është shfaqur në sallën e konferencave t i vetëm, pa asnjë lojtar, diçka e pazakontë dhe që bie ndesh me rregullat e organizmit botëror të futbollit.

“Ne kemi ambiente fantastike për të qenë në gjendje të japim konferenca për shtyp, por ata nuk na lënë të flasim atje, kështu që vendosa të vij vetë. Lojtarët e mi duhet të mendojnë vetëm për Spanjën. Ka një udhëtim prej tre orësh atje dhe kthimi, por nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, kështu që i thashë FIFA-s që do të vija vetëm” tha Flick.Trajneri gjerman i kishte kërkuar FIFA-s që të jepte konferencën për shtyp në hotelin e tij por një kërkesë e tillë u refuzua.

Y6h
Y6h

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: