Nations League, por mbi të gjitha Botërori “FIFA2026”, ndryshuan edhe një herë rendin në tregun e transferimeve, ku disa yje ruajtën të njëjtat kuota në treg, ndërsa disa të tjerë pësuan një rritje të ndjeshme. Sipas raportit të fundit të bërë publik nga “Transfermarkt”, lojtari më i çmuar në tregun e transferimeve është Lamine Yamal. Kartoni i yllit të Barcelonës dhe Spanjës vlerësohet me 220 milionë euro. Yamal nuk është i vetëm në majë, pasi të njëjtën vlerë në treg ka edhe sulmuesi norvegjez i Man.City, Erling Haaland.

Jo shumë larg tyre ndodhet Kylian Mbappe. “Gjeli” më i famshëm, gjithnjë sipas Transfermarkt vlerësohet me 200 milionë euro. “Bomberi” i Real Madrid mbyll podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë në botë.

Vijon progresin shumë të madhe Micheal Olise. Përpara startit të Botërorit kartoni i Olise vlerësohej me 150 milionë euro, por tani ylli i Bayern Munich vlen 180 milionë euro.

Në vendin e 5-të gjejmë një tjetër lojtar të Real Madrid, Jude Bellingham. Mesfushori anglez vlerësohet nga “Transfermarkt” me 160 milionë euro.

Në 11-tshën më të shtrenjtë në botë gjejmë edhe lojtarë si Kvarastskelia, Pedri, Saliba, Cubarsi dhe Donnarumma.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: