Frenkie de Jong, mesfushori i Barçës, foli për mediat për përplasjet pas El Clasicos së humbur 2-1 ndaj Realit.

“Nuk e pashë situatën. Nuk e di çfarë ndodhi saktësisht, sepse isha ende në fushë dhe thjesht vura re shumë lojtarë e pjesëtarë të stafit që po grumbulloheshin.

Yamal? Pas fishkëllimës së fundit, shumë shkuan drejt Lamine. Mendoj se reagimi është pak i tepruar. Pyesni ata vetë”.

“Sjellja e Carvajal- Ai mund ta telefononte privatisht. Nëse je shok skuadre me Laminën dhe e njeh, mund ta thërrasësh në telefon në vend që të bësh gjeste në fushë.”

Deklarat e Realit- Lamine nuk tha se ata ‘vjedhin’. Ai ishte në Kings League, ata e krijuan situatën në tryezë, por Lamine nuk e tha drejtpërdrejt. Është pak e ekzagjeruar”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb