Juventusi ka marrë një lajm shqetësues pas ndeshjes ndaj Frosinones. Kenan Yildiz është rikthyer me probleme fizike, pasi ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë.

Talenti turk iu nënshtrua kontrolleve të specializuara në J Medical, ndërsa rezultatet e ekzaminimeve kanë dhënë lajme  të këqija në kampin bardhezi.

Situata e Yildiz po monitorohet me kujdes dhe Yildiz ka gjasë që të mungojë dy muaj.

Një goditje e fortë për bardhezinjtë, që tani presin vlerësimet përfundimtare mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të Yildiz.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb