I ftuar special në eventin për aktivizmin organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ishte aktori RJ Mitte, i njohur me rolin e tij në serialin hit “Breaking Bad” fitues i çmimit Emmy.
RJ Mitte në moshën tre vjeçare ka pësuar paralizë cerebrale, por kjo nuk e ka penguar aspak ne karrierë. Përveçse aktor ai është një aktivist shume i njohur në Shtetet e Bashkuara dhe pavarësisht pengesave Ia ka dale gjithmonë te ketë sukses.
Pas rolit të adoleshentit në “Breaking Bad” që i ndryshoi jetën dhe e bëri të famshëm në mbarë botën, RJ Mitte po ndryshon stereotipet dhe mënyrën sesi njerëzit e konceptojnë sëmundjen që ai vuan.
Për News 24 thotë se ka qenë e vështirë të bashkëjetojë me sëmundjen por përditë ka luftuar për t’ia dalë duke hequr druajtjen dhe duke i vendosur vetes qëllime. Një mesazh ka për gjithë personat me aftësi ndryshe në vendin tonë.
“Është e vështirë, unë shikoj që shumë gjëra këtu në Shqipëri ashtu si në botë apo edhe në Shtetet e Bashkuara janë sfiduese për njerëzit më aftësi ndryshe. Një mesazh që dua gjithmonë tua kujtoj njerëzve me aftësi ndryshe është që të mos vendosin limite tek vetja e tyre.
Vërtet në botë ka vende ku nuk do të gjejnë akses dhe dyer të hapura, por nëse nuk e provon kurrë nuk do mund ta dish se sa larg mund të arrish ose jo. Në fund të ditës, impakti që ti ke në shtetin tënd, në qytetin tënd ka rëndësi mjaft të madhe që të vihet re dhe që zëri juaj të dëgjohet. Nuk duhet të mbylleni në shtëpi, mos kini frikë të dilni jashtë në publik, Kjo është ajo që duhet të bëni. Unë çdo ditë kam punuar me veten, kam edhe shumë punë përpara. Në fund të ditës kam qëllimet dhe ëndrrat e mia, sigurisht që do të më duhen vite që t’i arrij por në fakt disa qëllime mund t’i arrij edhe sot mjafton që përditë të punoj dhe t’i përmbush qëllimet që i vendos vetes. Jam kaq i gëzuar që arrita të vij këtu. Disa nga miqtë e mi të ngushtë më kanë folur kaq shumë për Shqipërinë. Kur mu dha mundësia menjëherë pranova. Sot vizitova një shkollë me nxënës shqiptarë si dhe përfaqësues të organizatave, unë shikoj një të ardhme të ndritur për vendin dhe popullin shqiptar, e di që do të arrini gjëra të jashtëzakonshme”, tha RJ Mitte per News 24.
Ashtu si në mbarë botën edhe në Tiranë seriali “Breaking Bad” ka fansa të zjarrtë, disa prej tyre e kanë takuar aktorin rastësisht në rrugë.
“Në Tiranë kam takuar fansa shqiptar të serialit, por nuk e kisha menduar se ishin kaq shumë, jam i surprizuar. Dy fansa i takova ndërsa isha duke ardhur në event, ata ishin fansa të zjarrtë. Është e mrekullueshme. Ja kjo është arsyeja pse më pëlqen aktivizimi, u jap kaq mirënjohës fansa të mi këtu në Shqipëri. U them fansave të mi, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që me keni dhënë, që e keni parë serialin “Breaking Bad”. Unë jam këtu për ju që t’ju mbështes të gjithëve”, tha RJ Mitte per News 24.
