Ndërsa mori pjesë në homazhet për nder të aktorit të ndjerë Mirush Kabashi, shkrimtari Ylljet Aliçka tha se shfaqja më e veçantë e tij është Soktrati.

“Kur punoja në ambasadë organizova një shfaqje të Sokratit në Paris dhe ishte shi dhe kisha merakun që meqë shfaqja ishte në shqip si do ta kuptonin spektatorët francezë.

Ftova trupin diplomatik në Francë. Salla kishte 2 mijë veta. Pasi mbaroi shfaqja, ata thanë se nuk kishte fare nevojë për përkthim pasi shfaqja kishte aq emocion. Mirushi ka bërë një pjesë teatrale me tregimet e mia, një film të gjatë me skenarin tim. Sektari është më e veçanta. Kishte vërtetë mjeshtri aktori”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb