Një mbasdite pranë pishinës, yoga relaksuese dhe smoothie të freskët, kështu u prezantua për herë të parë në Shqipëri Kefiri nga Lufra, produkti më i ri që kombinon shijen, benefitet shëndetësore dhe stilin e jetesës moderne.

Një event ndryshe në Tiranë

Lufra mblodhi 10 influencer të njohur në një klasë yoga, ku pas ushtrimeve të yogës, të ftuarit shijuan smoothie dhe milkshake të krijuar me kefir, duke zbuluar shijen e freskët dhe benefitet që ky produkt sjell për trupin dhe mendjen. Atmosfera tregoi qartë se kefiri nuk është thjesht një produkt, por pjesë e
një lifestyle-i modern, aktiv dhe të shëndetshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pse Kefir?

• I pasur me probiotikë që mbështesin tretjen e shëndetshme dhe forcojnë florën e
zorrëve
• Ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe vitaminave, duke kontribuar në shëndetin e
kockave dhe imunitetin
• Është i lehtë për t’u tretur dhe shpesh tolerohet më mirë se qumështi nga persona me
intolerancë ndaj laktozës
• Jep energji natyrale falë përbërjes ushqyese dhe është ideal si pjesë e mëngjesit ose si
snack pas aktivitetit fizik

Lufra, gjithmonë me risi

Me lançimin e kefirit, Lufra bëhet ndër brandet e para shqiptare që sjell këtë produkt në treg, duke
treguar përkushtim ndaj inovacionit, cilësisë dhe nevojave të konsumatorit modern.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: