YouTube ka fshirë disa kanale në orët e fundit, që transmetojnë rezultate të rreme të zgjedhjeve presidenciale amerikane para se të mbyllen votimet.

Sipas Business Insider, nga 20 videot e para që u shfaqën me kërkimin “rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të drejtpërdrejta 2020” ishin të rreme.

Njëri prej tyre kishte më shumë se një milion abonentë dhe më shumë se një video u parapri nga reklama që do të thotë se mbajtësit e llogarive gjithashtu fituan para’ nga transmetimi i lajmeve të rreme.

YouTube ka siguruar që ka hequr të gjitha kanalet e dezinformimit dhe ato që shkelin udhëzimet e komunitetit.

“Ne kemi krijuar politika që ndalojnë postën e rreme, praktikat mashtruese dhe manipulimet. Ne vazhdojmë të monitorojmë përmbajtjen e lidhur me zgjedhjet në periudhën para dhe pas zgjedhjeve”, tha YouTube për Business Insider.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb