TIRANA

Burime diplomatike nga ambasada amerikane bëjnë me dije për gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, se në takimin 2 orësh në kryeministri Edi Rama- Yuri Kim u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Sipas po këtyre burimeve, SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohura pritshmëritë e saj për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve. Por në këtë axhendë nuk ka qenë vetëm tema e marrëveshjes së 5 qershorit apo dhe vetë Reformës Zgjedhore por ambasadorja me Ramën diskutuan edhe për çështje të tjera të cilat nuk bëhen ende të ditura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb