Në prag të ndeshjes historike të play-off-it të Botërorit  ndaj Polonisë, zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, foli për zgjedhjet e Sylvinho-s.

“Ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje teknike, veçanërisht të qëndrosh me ato lojtarë që kanë qenë me ne shumicën e kohës. Muçi humbi ndeshjet e fundit te kombëtarja për shkak dëmtimi, Mehmeti është kthyer te kombëtarja pas një kohe të gjatë. Në këto ndeshje ndonjëherë, dëshiron t’i besosh lojtarëve që kanë qenë bashkë. Kjo skuadër luajti së fundmi ndaj Anglisë dhe bëri mirë. Menduam se ishte 11-shja më e mirë për mbrëmjen e sotme.

Nuk do ndryshojmë si do sillemi në ndeshje, është në të njëjtën mënyrë. Duke qenë kompakt në mbrojtje, duke mos dhënë shumë hapësira mes linjave. Është e rëndësishme të mos pësosh gol. E rëndësishme të jesh agresiv gjatë presingut. Dhe të mundohemi të fitojmë topin për tranzicion. Kjo është mënyra si kemi luajtur në shumicën e ndeshjeve.

Manaj? Është humbje e madhe. Ka qenë sulmuesi ynë kryesor. Di si të luajë këto ndeshje. Mban topin dhe i jep mundësinë skuadrës që të dalë përpara. Personaliteti dhe influenca te lojtarët, është lider. Humbje e madhe, por fatkeqësisht nuk mund ta kemi sot për këtë ndeshje. Por kemi lojtarë të tjerë ku duhet të besojmë.

Goditjet standarde? Kemi menduar për penalltitë për sot, kemi praktikuar po ashtu. Të gjithë lojtarët nga 23 lojtarët, kanë provuar penalltitë në stërvitje për të parë sa besim kanë. E dimë që disa prej tyre i godasin në skuadrat e tyre. Duhet të jemi të përgatitur për këto momente. Në stërvitje nuk është si në ndeshje, kur je në stadium para 60 mijë tifozëve. Kemi punuar. Shpresojmë të mos shkojmë te penalltitë, por të fitojmë brenda 90 minutave.

Për kornet? Në çdo korne dhe goditje standarde, duhet të mbrojmë mirë. Janë të fortë në ajër, duhet të jemi plotësisht të përqëndruar. Të mos bëjmë faulla të panevojshëm rreth zonës, të shmangim kornet. Duhet të jemi të zgjuar. Të mbrojmë topat me përqëndrim, të shmangim kornet dhe faullat pranë zonës.

A kemi plan si do sulmojmë, pasi është ndeshje vetëm për fitore? Sigurisht, është ndeshje që mund të shkojë 120 minuta. Duhet të jemi të përgatitur për këtë ndeshje sot. Të shikojmë si të luajmë topin, të kombinojmë mes linjave. Bajrami dhe Laçi, e dinë si të luajnë në mesfushë. Të shikojmë për vrapimet e Hoxhës dhe Uzunit, që janë të mirë për të sulmuar hapësirat pas. Duhet të kemi qarkullimin e topit me Asllanin dhe Shehun. Të jemi të zgjuar. Polonia sot bëri dy ndryshime, është më ofensive se në ndeshjet e fundit dhe prandaj duhet të jemi të qetë me topin. Çelsi është të kemi qarkullimin e topit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb