Një panair Artizanësh është mbajtur në Tiranë ndërsa minsitria po punon për më shumë tregje për ta duke theksuar edhe nevojën e certifikimit
Artizanët shqiptarë kanë ekspozuar në panairin Zan’art në Tiranë dhjetra produkte që
dëshmojnë, kulturën, identitetin e traditën shqiptare.
Në fjalën e mbajtur në çelje, ministri e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, foli për nevojën për të certifikim të artizanëve dhe hapësirat që ju duhen krijuar pranë sieteve kulturore, ndërsa vuri në dukje, mbështetjen e dhënë.
“Artizanët shqiptarë janë dëshmia e gjallë e shpirtit krijues dhe trashëgimisë sonë mijëravjeçare. artizanati është një prioritet strategjik për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në kuadër të Programit Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë, këtë vit përmes Fondit të Artizanëve, mbështetëm 47 projekte, me një fond prej 30 milionë lekë, duke përfshirë artizanë të punimeve në dru, gur, metale, kostume popullore, filigran, tezgjah, kulinari tradicionale, qendistari e shumë të tjera e ku një fokus të veçantë ka pasur dhe tejçimi i dijebërjes te brezat më të rinj”, tha Gonxhja.
Në një botë që zhvillohet e ndryshon, nevoja për të qenë konkurues e tërheqës duket se lëviz peshoren mes të aardhurave dhe ruatjes së traditës, por etnografja Afërdita Onuzi, solli në vëmendje, rëndësinë që ka trashëgimia kulturore.
Panairi Zan’art synoi të lidhë ura mes brezave, jo vetëm duke vlerësuar mjeshtritë, por edhe duke shkëmbyer ide mbi sfidat e artizanatit dhe zgjerimin e tregjeve të tyre.
(BalkanWeb)
