Afrimi i Dusan Vlahovic dhe largimi i Dybala në fund të sezonit janë vetëm disa nga lëvizjet e Juves për të ndërtuar ekipin e së ardhmes.

Objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” për merkaton e verës është kthyer Nicolo Zaniolo, por sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit bardhezi po hezitojnë për të hedhur një tjetër hap përpara, kjo për tre arsye:

Zaniolo
Zaniolo

E para kërkesa e Romës, 50 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin. E dyta ka të bëjë me gjendjen e tij fizike, Zaniolo vjen pasi ka thyer dy herë krocialet, mbetet për tu vlerësuar se si do të jetë vazhdimësia. Arseja e tretë ka të bëjë me aspektin taktik, a do të përshtatej si duhet Zaniolo me dyshen Chiesa-Vlahovic.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: