Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi planet për lehtësimin e tensioneve në spitalet e mbingarkuara, duke premtuar ristrukturimin e tyre deri më 1 qershor si dhe përmirësimin e pagave për mjekët në gatishmëri.
“Duhet bërë çdo përpjekje për të mbajtur stafin mjekësor në spitale, tha Macron teksa vizitonte një spital në L’Essonne, një qytet i vogël në jug të Parisit.
Presidenti francez tha se ai gjithashtu po planifikohet një mënyrë tjetër për të financuar sistemin shëndetësor.
Deklarata e Macron vjen pasi disa mijëra mjekë protestuan për kushte më të mira pune të enjten.
Megjithatë, sindikatat për punonjësit e mjekësisë kritikuan njoftimin e qeverisë.
Sistemi shëndetësor në Francë është i mbingarkuar kronikisht nga pandemia e Covid-19 dhe vala aktuale e Infeksionit me Virus Syncitial Respirator (RSV), por edhe nga masat shtrënguese prej vitesh.
