Një zarf me një substancë të panjohur dhe të dyshimtë u dërgua në ambasadën franceze në Moskë. Lajmi u konfirmua nga agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar agjencitë e zbatimit të ligjit.

“Punonjësit e ambasadës franceze kanë marrë një letër me një substancë të panjohur të hënën pasdite. Anëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet dhe verifikimet”, tha agjencia.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë çështje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb