“BalkanWeb” zbardh detaje nga mbledhja që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve, ku u fol rreth organizimit të fushatës dhe zgjedhjeve të 25 prillit.

Burime për gazetarin Ergys Gjençaj pohuan se pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre mbi problematikat e qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.

Mësohet se kreu i PS ka porositur drejtuesit e qarqeve që duhet të bëjnë një rishikim të çdo drejtuesi të institucioneve publike që ka dështuar në punën e tyre. Kryeministri, mësohet t’u ketë thënë që nuk do të lejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve.

“Ata drejtues institucionesh që nuk kanë performancë të mirë, duhet të zëvendësohen”, mësohet të ketë thënë Rama. Po ashtu, Gjençaj raporton se në mbledhje mori pjesë dhe Ardian Çela, i cili është ngarkuar nga Rama për të ndjekur organizimin e fushatës së PS në Qarkun e Durrësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: