Sesioni i 28-të i Konferencës së Palëve (COP28) në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike vijon punimet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas dyerve të mbyllura, raportohet se planet për të arritur në një marrëveshje për heqjen e karburanteve fosile, mes 15 vende ka shkaktuar përplasje të forta mes shteteve.

U rrezikua kështu seriozisht përpjekja e parë serioze mes shteteve të fuqishme për t’i dhënë fund përdorimit të naftës dhe gazit shkaktarit kryesor te ndryshimeve klimatike në bote. Angazhim ky që konsiderohet i rralle përgjatë 30 viteve debate për ngrohjen globale. Pjesëmarrësit në negociata thanë se Arabia Saudite dhe Rusia ishin në mesin e vendeve të cilat këmbëngulën që samiti në Duba të fokusohej vetëm në reduktimin e ndotjes klimatike – dhe jo duke bërë përgjegjës karburantet fosile, pra naftën e gazin që e shkaktojnë atë.

Nga ana tjetër, të paktën 80 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe shumë shtete me ekonomi të dobët dhe të cenueshme nga klima, po kërkojnë që një marrëveshje përfundimtare të dal nga ky samit për t’i dhënë fund njëherë e mirë përdorimit të karburanteve fosile. Në fillim të javës, prodhuesit e mëdhenj te naftës u kërkuan përmes një letre shteteve anëtare dhe aleate te OPEC qe te refuzojnë çdo përpjekje qe karburantet fosile te përmendeshin dhe te ishin pjese e marrëveshjes përfundimtare. Prodhuesit e naftës ngulin këmbë qe samiti te fokusohej ne emetimet e gazeve sere dhe jo tek nafta. Vende si India dhe Kina, nuk kanë miratuar në mënyrë eksplicite ndalimin e përdorimit te karburanteve fosile në samitin e klimës por kane mbështetur përpjekjet për te rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe te paster.

Diplomati më i lartë i Kinës për klimën Xie Zhenhua tha të shtunën se një marrëveshje përfundimtare mbi lëndët djegëse fosile do të ishte hap shumë i rëndësishëm edhe pse nuk do të ishte marrëveshja më e mirë e mundshme e arritur. Por diplomati kinez nuk komentoi nëse ishte dakord për eliminimin përfundimtar të qymyrit, naftës dhe gazit. I dërguari kinez për klimën, u tha gazetarëve në një konferencë se pa marrëveshjen e karburanteve fosile samiti nuk do të kishte suksesin e përvitshëm. Kina mbetet shumë e varur nga lëndët djegëse fosile, sidomos qymyrin që është ende burimi më i madh të energjisë në vend. Diplomati kinez u tha gazetarëve se në 16 vitet e tij si negociator për klimën, ky samit ishte më i vështirë që kishte parë ndonjëherë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: