TIRANE- Hadi Nura kishte zgjedhur xhenetin para të dashurës së tij, Tringës.
Rrugën për në ahiret besonte se e kishte gjetur nëpërmjet xhihadit në Siri duke u bërë pjesë e organizatës terroriste
të Shtetit Islamik.
“Tringa zemër, po të tregoj një lajm të keq për ty, e për mua shumë i mirë. Unë provova me të kontaktu, por nuk bënte.
Unë jam në Siri. Familja e dinë. E ke një letër te Albani, daja. Pajtohu me këtë. Unë të dua shumë, po më shumë e dua xhenetin”, i kishte shkruar ai në një sms, më 4 nëntor 2013 nga Siria.
Një mesazh në ditë i kishte dërguar të dashurës nga Siria, raporton Koha Ditore.
Përmbajtja e tyre fliste për vendimin përfundimtar për të “rënë shehid”.
Një ditë pasi kishte arritur në Siri, Hadi Nura nga Prishtina kishte nisur ushtrimet në një kamp xhihadist në Siri.
“Loçkë, mos e ke gajlen time se unë jam në ushtri në kamp e nuk kam të drejtë me marrë telefon, mos u bëj
merak”, i kishte shkruar të nesërmen Tringës…
(ma.ar/BalkanWeb)
