Kryebashkiaku i Kurbinit: Ja 3 identitetet qe kam mbajtur
Kryebashkiaku l Krujes: Dy here jam ndaluar, asnjehere i denuar
Formularët e vetëdeklarimit të kryetarëve të bashkive në vend nxjerrin të zgjedhurit vendorë që janë dënuar nga gjykatat, brenda, apo jashtë vendit.
“News24” ka mundur të zbardhë vetëdeklarimet e kryebashkiakëve.
Nga kjo rezulton se kreu i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj është i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë.
“Jam dënuar 3 herë. Njëherë me 3 vjet burg për shkelje të qarkullimit rrugor. Njëherë me 10 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të policisë. Dhe 1 vit burg për shkelje të Kodit Penal”, deklaron Zotkaj.
Agron Kapllanaj i Mallakastrës deklaron se “Jam dënuar 1 herë. Jam dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro”.
Ndërsa në deklaratës e kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, thuhet “Jam dënuar 1 herë nga gjykata e rrethit. Jam dënuar me gjobë për kundërvajtje penale. Jam hetuar në gjermani para 2002, s’më kujtohet pse”.
Ndërsa Artur Bushi i Krujës ka deklaruar se “2 herë i ndaluar, asnjëherë i dënuar. Jam ndaluar 1 herë për verifikim dhe për trafik narkotikësh”.
Artur Bardhi i Kurbinit thotë se “Nuk jam dënuar, kam pasur 3 emra. Kam qenë Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi”.
Vetëdeklarimi i kryebashkiakëve
(BalkanWeb)
