TIRANE– Zbardhet atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ky dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Sabaudin Gabrani”. Paraditen e sotme, policia e Tiranës ka arrestuar dy nga personat e përfshirë në ngjarje.

Ata janë Jurgen G., 25 vjeç, dhe Xhenis Vrapi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët mbetën edhe të plagosur nga të shtënat me armë.

Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetë. Gjatë marrjes në pyetje, dy të rinjtë kanë dhënë detaje mbi ngjarjen dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Pas kësaj, policia ka shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë.

NGJARJA
Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.

Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F, 25 vjeç, dhe E.F, 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj, 25 vjeç dhe Xh.V, 27 vjeç. Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Në ngjarje janë përfshirë dhe dy persona të tjerë.

Nga të shtetant kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V, 27 vjeç dhe dhe J.G, 25 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona. Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit: Jurgen G., 25 vjeç banues në Tiranë; dhe Xhenis Vrapi, 27 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Vazhdon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Informacioni paraprak

Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç. Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe thuhet se autoret jane identifikuar. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: