Policia e Krujës ka zbuluar detaje nga dinamika e vrasjes së raportuar mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar shtetasi Eduart Afmataj dyshohet se ka vrarë me armë shtetasin Artur Çangu pas një konflikti për motive të dobëta.

Sakaq, mësohet se policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb