Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutoi “funksionimin e korridorit të grurit” me homologun e tij francez gjatë një telefonate të dielën, bën të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter.

“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të siguruar funksionimin e korridorit të grurit dhe për të rritur sigurinë e rajonit të Odesës”, tha Zelensky pas telefonatës së tij me Macron.

Thirrja erdhi menjëherë pasi Rusia kreu sulme në një port në Odesa të përdorur për dërgesat e grurit.

Rinovimi i marrëveshjes së grurit të Detit të Zi ka të ngjarë të shfaqet kur presidenti rus Vladimir Putin të takohet të hënën me presidentin turk Rexhep Tajip.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb