Zbardhet plagosja e djeshme në parkimin e Qendrës Tregtare “Megatek”.

Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se në pranga është vënë Josif Mena pronari i makinës me të cilën u larguan autorët, ndërsa në kërkim vijon të jetë personi që qëlloi me armë.

Në mjetin e autorëve u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre u gjet arma e zjarrit.

Sipas të dhënave dhe dëshmive të marra, sherri mes të rinjve ishte i çastit dhe motive banale.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë Fabjo Arifaj dhe u dëmtua me sende të forta shoku i toj Grisjan Latifaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb