KOSOVË
Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau doli këtë të martë përpara gjykatës themelore të Prizrenit, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditor për qëllime ekstradimi. Në njoftimin zyrtar të gjykatës thuhet se Taullai, u arrestua për llogari të drejtësisë Shqiptare, mbi bazën e një urdhër arresti të firmosur nga prokuroria e Posacme.
Ai dyshohet për akuzat e vrasjes me paramendim, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, grupit të strukutuar kriminal dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit. Burimet thanw se ai dyshohet tw ketw organizuar një prej ngjarjeve kriminale të ndodhura vitet e fundit. Gjykata vlerëson se i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgim, përderisa ekziston rreziku i ikjes apo shmangies nga përgjegjësia penale, ndërsa mund të pengojë dhe procedurën e ekstradimit.
Pala shqiptare, duhet që brenda këtij afati të dorëzojë pranë autoriteteve gjyqësore të Kosovës kërkesën për ekstradimin e ish anëtarit të Bandës së Durrësit, me qëllim që ai të vijë dhe përballet me drejtësinë. Indrit Taullau, ish anëtar i bandës së Duirrësit u lirua me kusht nga gjykata e Lartë në vitin 2017, me argumentin se gjendja e vështirë shëndetësore i rrezikonte jetën në qeli. Ai u arrestua në një qendër tregtare në Prizren.
(BalkanWeb)
